SHBA, 66 persona hospitalizohen për shkak të zjarrit në rafineri

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Së paku 66 persona janë shtrirë në spital pas një zjarri që shpërtheu në rafinerinë e naftës ExxonMobil në Teksas të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët konfirmuan se shpërthimi ka ndodhur në rafinerinë në rajonin Baytown, ndërsa theksuan se për shkak të tymit janë hospitalizuar 66 persona.

Konfirmuan se nuk ka të rrezikuar me jetë dhe se personat janë liruar në kurim shtëpiak.

Zyrtarët tërhoqën edhe paralajmërimin që më herët ia dërguan banorëve të këtij rajoni që të qëndrojnë në vende të sigurta për shkak të mundësisë së lirimit të gazit helmues në ajër. Më tej u vërtetua se ajri është i pastër dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Ende nuk dihet shkaku për shpërthimin e zjarrit.

Të ngjashme