Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur ‘non grata’ ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun, si dhe dy zyrtarë nga Maqedonia e Veriut: ish-kryeoprokuroren speciale Katica Janeva dhe Stevco Jakimovskin, një kandidat për president në Shkup.
Ata u përfshin në ‘listë të zezë’ “për shkak të përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm”, njoftoi DASH në një deklaratë zyrtare.
Për Zharkun, DASH thotë se ishte përfshirë në akte korruptive dhe e kishte përdorur pozitën e tij për ndikime e përfitime të ndryshme”.
“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Kosovë, Zharku ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën në pronësi të komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, thuhet në njoftim.