Departamenti amerikan për Tregti ka hequr ndalesën ndaj kompanive amerikane, që i shesin pajisje gjigantit të telekomit kinez, ZTE, duke lejuar që kompania të bëjë sërish biznes.
Departamenti kishte vendosur ndalesën në prill, pas akuzave se ZTE ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut, por paralajmërimet e kompanisë se kjo ndalesë do ta largonte nga biznesi, ka bërë që Shtëpia e Bardhë të negociojë një marrëveshje të re me firmën.
Departamenti për Tregti ka njoftuar se ka hequr ndalesën ndaj ZTE pasi kompania kineze ka deponuar 400 milionë dollarë në llogarinë bankare të SHBA-së. Kjo pagesë ishte pjesë e një marrëveshjeje me Shtëpinë e Bardhë për të hequr ndalesën dhe kërkon nga kompania kineze që të ndryshojë ekipin menaxhues.
“Departamenti do të vazhdojë të jetë vigjilent dhe për nga afër do të monitorojmë veprimet e ZTE-së, për të parë nëse i përmbahen ligjeve dhe rregulloreve të SHBA-së”, ka thënë sekretari për Tregti, Wilbur Ross.