Presidenti amerikan, Joe Biden nuk ka dhënë ndonjë afat se sa do të zgjasin masat e udhëtimeve ndaj tetë shteteve afrikane si rezultati i variantit të ri të koronavirusit.
Presidenti amerikan ka thënë se masat do të vlerësohen në baza javore.
I pyetur nëse do të përkrahte aleatët evropianë nëse vendosen masa të reja, Bideni ka thënë se ndryshe prej Trumpit, ai nuk do t’i befasojë aleatët.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se masat për shtetet afrikane nuk do të vlejnë për shtetasit amerikanë që dalin negativë nëpër teste.