SHBA-ja dënon sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, dënoi sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd dhe tha në llogarinë e saj në Twitter se ajo ishte e tronditur nga përdhosja e flamurit të Malit të Zi.

Ajo u bëri palëve për dialog.

“Jam e tronditur nga pamjet e përdhosjes së flamurit. Sulmi ndaj ambasadës malazeze është absolutisht i papranueshme. Dallimet e mendimeve duhet të adresohen përmes dialogut, jo dhunës dhe vandalizmit”, tha Rising Rice.

Disa tifozë serb të futbollit, protestuan para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd më 26 dhjetor të vitit 2019.

Podgorica zyrtare e ftoi më pas në bisedë ambasadorin serb, Vladimir Bozhoviq.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, e quajti këtë ngjarje një sulm jo civilizues. Ai e quajti befasues qëndrimin e autoriteteve serbe për djegien e flamurit kombëtar të Malit të Zi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha më 3 janar se ai nuk është për t’u krenuar me djegien përmes mjeteve piroteknike të flamurit malazez, por se ambasada nuk u kërcënua, dhe askush nuk u përpoq të hynte në të.

Protesta para Ambasadës së Malit të Zi u mbajt për të kundërshtuar ligjin për fetë të cilën e ka miratuar parlamenti i Malit të Zi.

Ligji ka ngjallur tensione në Podgoricë dhe Beograd pasi ekzistojnë shqetësime se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi administrimin e pronave.

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, andaj planifikon të dërgojë ankesë në organizatat ndërkombëtare.

Zyrtarët malazezë kanë mohuar supozimin që kisha do të humbasë pronën që ka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme