SHBA-ja deporton ish rojën e kampit nazist për në Gjermani

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 16:26 | Nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar një të moshuar 95 vjeçar i cili kishte punuar si rojtar i kampit të përqendrimit nazist, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të jenë një strehë e sigurt për rata që kanë marrë pjesë në mizori, krime të luftës, dhe në abuzim të të drejtave të njeriut” ka deklaruar prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions.

Jakiv Palij, kishte punuar si roje në kampin Trawniki të Polonisë, në të cilin u masakruan rreth 6,000 hebrenj në nëntor të vitit 1943, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Palij kishte arritur në Shtetet e Bashkuara duke thënë se kishte qenë fermer dhe punëtor në një fabrikë.

Atij ju hoq shtetësia amerikane në vitin 2003 pasi Departamenti i Drejtësisë zbuloi të vërtetën dhe dëbimi i tij u urdhërua një vit më vonë.

Ai kishte argumentuar se kishte qenë i detyruar të bëhej roje kampesh.

“Nëse ke tentuar të largohesh, ata merrnin familjarët e tu dhe i vrisnin të gjithë. Unë nuk jam SS dhe nuk kam të bëj asgjë me SS-at”, ka shtuar ai.

Ende nuk dihet nëse Palij do të përballet me akuza në Gjermani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme