ShBA-ja dhe Rusia me Twitter përplasen për Kosovën

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 08:33 | Nga

Zyra e partisë demokrate për çështje të jashtme dhe ambasada ruse në Kanada janë përplasur rreth Kosovës.

Ambasada e Rusisë në Kanada i është përgjigjur vizitës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kanada dhe komenteve të tij që ka bërë nëpër mediat kanadeze lidhur me ndikimin rus në Ballkan.

Kjo ambasadë në Twitter ka shkruar se Kosova është pjesë e Serbisë, por i të njëjtit mendim nuk ka qenë zyra demokrate për çështje të jashtme, e cila ia ka përkujtuar kësaj ambasade se Kosova është shtet i pavarur, transmeton Koha.net.

“Pas vizitës së Thaçit në Ottawa dhe komenteve të tij kundër ruse nëpër mediat kanadeze, do të donim të shfrytëzonim këtë mundësi që t’ua përkujtojmë të gjithëve se Kosova është Serbi”, ka shkruar ambasada e Rusisë në Twitter.

Nuk ka vonuar shumë dhe këtij postimi i është përgjigjur zyra për çështje të jashtme.

“Do të donim të shfrytëzonim këtë mundësi që t’ua përkujtonim se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë”, ka qenë përgjigja e zyrës për çështje të jashtme në “cicërimën” e ambasadës ruse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme