ShBA-ja dhe talibanët nënshkruajnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës 18 vjeçare

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

SHBA dhe talibanët kanë nënshkruar një marrëveshje që synon të hapë rrugën drejt paqes në Afganistan pas më shumë se 18 vjet konflikti.

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord të tërheqin të gjitha trupat e tyre nga vendi brenda 14 muajve nëse militantët e mbështesin marrëveshjen.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo dhe krerët e talibanëve morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Doha në Katar.

SHBA pushtuan Afganistanin disa javë pas sulmeve të shtatorit 2001 nga grupi al-Kaeda me qendër në Afganistan, shkruan BBC.

Më shumë se 2400 trupa amerikane janë vrarë gjatë konfliktit. Rreth 12,000 janë akoma të vendosur në vend. Presidenti Trump ka premtuar se do t’i japë fund konfliktit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme