Edward Price, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se SHBA’të do të inkurajojnë qeverinë e re në Kosovë që të vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve me BE-në.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetarja e pavarur Cristina Maza me anë të Twitter-it, teksa ka cituar Price të ketë uruar zgjedhjet e suksesshme parlamentare të 14 shkurtit.
“Edward Price tha se SHBA’të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA’ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE’së”, thuhet në cicërimën e saj.
“Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”, shton tutje Maza, duke cituar zëdhënësin e Departamentit të SHBA’së.
Kreu i subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parti kjo e cila deri më tani po prin me rezultat në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka insistuar për idenë se dialogut duhet shikuar nga përmbajtja, e jo koha.
I njëjti ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është ndër prioritetet kryesore në platformën e tij qeverisëse.
Në letrën që presidenti i SHBA’së, Joe Biden, ia dërgoi ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, në nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, kërkohej normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.