Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka bërë të ditur se do të filloj të lejoj gradualisht të hyjnë në SHBA dhjetëra mijëra azil kërkues të cilët aktualisht janë duke pritur në Meksikë.
Administrata thotë se javën e ardhshme do të filloj këtë proces për rreth 25 mijë njerëz në pritje.
Azilkërkuesve së pari do tu kërkohet të regjistrohen dhe të kryejnë testin për COVID-19 para se të lejohen të kalojnë tre kufijtë me Meksikën, shkruan BBC.
Kjo lëvizje e Bidenit përmbys politikat shumë të kritikuara të ish-presidentit Donald Trump.
Programi i Protokolleve të Mbrojtjes së Migrantëve ishte miratuar në vitin 2019 duke penguar azilkërkuesit që të hynin në SHBA.
Me këtë program kërkohej që migrantët që hynin përmes kufirit jugor të prisnin në Meksikë derisa çështjet e tyre të shqyrtoheshin nga gjykatat e imigracionit në SHBA.
Mirëpo që në ditën e tij të parë në zyrë, presidenti aktual Biden e ka suspenduar këtë masë.