ShBA-ja kapërcen Kinën me numrin e rasteve me Coronavirus

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë raste të konfirmuara të Coronavirusit se çdo vend tjetër, me më shumë se 85.500 teste pozitive.

Sipas shifrave të fundit të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, Amerika ka kapërcyer Kinën (81.782 raste) dhe Italinë (80.589).

Por me gati 1.300 vdekje të lidhura me Covid-19, numri i vdekjeve në SHBA mbetet pas Kinës (3,291) dhe Italisë (8.215), raporton BBC.

Pika e zjarrtë erdhi ndërsa presidenti amerikan Donald Trump parashikoi që kombi të kthehej në punë “goxha shpejt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme