Mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike, kanë raportuar se Zëvendëspresidenti Pence i ka kërkuar Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, që të mos i jepet status diplomatik bazës ruse në Nish, e cila operon si qendër humanitare.
“Është e rëndësishme që ndikimi i Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit të mos zgjerohet dhe të kuptohet pse ShBA-të janë të shqetësuara, ka thënë zëvendës presidenti amerikan Mike Pence në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Uashington”, kanë raportuar mediat serbe.
Gazeta serbe “Blic” po ashtu ka shkruar se takimi Vuçiq-Pence ka kaluar “me më pak dramë” se sa që ishte rastin me administratën e mëhershme, është diskutuar për ndikimin rus në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.