SHBA-ja mbërrin 10 milionë raste të infektimit me COVID-19

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë vendi i parë në botë që prej fillimit të pandemisë që ka arritur 10 milionë raste të infektimit me koronavirus, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, si valë e tretë e COVID-19 e cila ka përfshirë vendin.

Kjo shifër erdhi në të njëjtën ditë kur bota shënoi plotë 50 milionë raste me COVID-19, transmeton KOHA.

SHBA-ja ka raportuar rreth një milion raste në 10 ditët e fundit. Vendi raportoi 131.420 raste të dielën, ndërkaq ka raportuar pesë herë nga 100.000 raste të reja.

Të ngjashme