ShBA-ja miraton planin për sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin

Prishtinë | 02 Shk 2024 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një plan për të sulmuar objektivat e lidhura me Iranin në Irak dhe Siri.

Kjo po cilësohet nga analistët si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve, shkruan Al Jazeera.

Transmetuesi amerikan CBS News raporton se Shtëpia e Bardhë miratoi planin për shënjestrimin e personelit dhe objekteve iraniane brenda dy vendeve në përgjigje të sulmit me dron të dielën në bazën Tower 22 pranë kufirit midis Sirisë dhe Jordanisë.

Të ngjashme