ShBA-ja “në errësirë” rreth përmasave të hakimit rus

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Të paktën gjashtë departamente qeveritare janë vënë në cak të ndërhyrjeve, në kuadër të operacionit të pretenduar të inteligjencës ruse që ka nisur qysh në mars. Ndonëse nuk ekzistojnë dëshmi se rrjetet e klasifikuara janë kompromentuar, ende nuk dihet se çfarë mund të kenë vjedhur hakerët apo se sa gjatë kanë pasur ata qasje në të dhënat e agjencive në shënjestër

Qeveria amerikanë ndodhet ende “në errësirë” për sa i përket thellësisë së ndërhyrjes së hakerëve rusë në rrjetet e saja, në kuadër të sulmit kibernetik më të madh ndonjëherë ndaj agjencive federale, kanë paralajmëruar anëtarët e Kongresit në Shtetet e Bashkuara.

Të paktën gjashtë departamente qeveritare janë vënë në cak të ndërhyrjeve në kuadër të operacionit të pretenduar të inteligjencës ruse, që ka nisur qysh në mars. Ndonëse nuk ekzistojnë dëshmi se rrjetet e klasifikuara janë kompromentuar, nuk dihet ende se çfarë mund të kenë vjedhur hakerët apo se sa gjatë ata kanë pasur qasje në të dhënat e agjencive në shënjestër.

Anëtarët e Kongresit kanë bërë të ditur se Qeveria ende po mundohet që ta kuptojë ndikimin e ndërhyrjes, teksa hollësitë lidhur me rastin po shpalosen.

“Ky hakim është i përmasave aq të mëdha saqë as ekspertët tanë të sigurisë kibernetike ende nuk e kanë një pasqyrë të qartë mbi vetë thellësinë e ndërhyrjes”, ka thënë Stephen Lynch, shef i Komitetit për Mbikëqyrje dhe Reforma i Dhomës së Përfaqësuesve, duke folur pas një takimi prapa dyerve të mbyllura.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se vetëm pak kohë më parë janë vënë në dijeni të sulmeve si në Qeveri ashtu edhe në disa kompani, ku spiunët kibernetikë kanë vepruar të padetektuar për më tepër se nëntë muaj. Departamenti i Energjisë dhe Administrata kombëtare e Sigurisë Bërthamore, e cila i menaxhon rezervat vendore të armëve bërthamore, ishin ndër agjencitë e spiunuara.

Hakerët kishin injektuar një kod malinj në softwaren e “SolarWinds”, një kompani kjo që ofron shërbime të rrjetit, dhe duket të kenë përdorur edhe mjete të tjera për të siguruar qasje. Agjencia amerikane e Sigurisë Kibernetike ka paralajmëruar për një “rrezik të madh” për infrastrukturën në vend.

Gjiganti teknologjik “Microsoft”, i cili ka ndihmuar në identifikimin e ndërhyrjes, ka bërë të ditur të ketë identifikuar më shumë se 40 agjenci, kompani të matjes së opinionit, organizata joqeveritare, si dhe kompani të inxhinierisë teknologjike, në të cilat janë infiltruar hakerët. Katër nga pesë prej tyre ishin me seli në SHBA – pothuajse gjysma e tyre kompani teknologjike – ndërkaq mes viktimave ka pasur edhe kompani nga Kanadaja, Meksika, Belgjika, Spanja, Britania e Madhe, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ky nuk është spiunazh i zakonshëm, as në epokën digjitale. Është një akt i pakujdesisë që i ka hapur rrugën një brishtësie serioze teknologjike SHBA-së dhe botës mbarë”, ka bërë të ditur “Microsoft” në një postim.

Por presidenti amerikan, Donald Trump, prej kohësh hezitues në kritikat ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin, ka vazhduar heshtjen për çështjen, duke u përqendruar në rrëzimin e rezultateve të zgjedhjeve që i humbi.

Pavarësisht kësaj, dëmi i shkaktuar mund të ketë pasoja për vite me radhë.

“Derisa rusët mund të mos kenë pasur kohë për të siguruar kontroll të plotë mbi secilin rrjet që kanë hakuar, ata sipas të gjitha gjasave kanë pasur qasje në disa qindra sosh. Do të duhen vite me radhë që të kuptohet saktësisht se cilat rrjete i kontrolluan rusët dhe cilat thjesht vetëm i okupuan”, ka thënë Thomas Bossert, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Trumpit. “Konstatimi logjik është se duhet të veprojmë, sikurse Qeveria ruse veçse ka kontrollin mbi të gjitha rrjetet në të cilat ka penetruar. Por është e paqartë se çfarë rusët duan që të bëjnë më pas. Qasja që rusët tani gëzojnë mund të


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme