Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk do të dërgojnë më në Jordani dhe Egjipt qentë për zbulim të bombave, pas vdekjes së të paktën shtatë kafshëve të këtij lloji, për shkak të asaj që Uashingtoni e ka cilësuar kujdes të mangët.
“Vdekja e secilit qen është një ngjarje shumë e dhimbshme dhe ne do të marrin secilën masë të mundshme për të parandaluar që kjo të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.
Vendimi për të ndalur angazhimin e qenve ka ardhur pasi Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Shtetit ka identifikuar në muajin shtator vdekjet e qenve që janë dërguar në Jordani dhe Egjipt.
Rreth 135 qen janë pjesë e Programit për Asistencë Kundër-terrorizmit, të cilët u ndihmojnë tetë shteteve për të garantuar sigurinë kufitare dhe atë të aviacionit.
Qentë veçse të dërguar në Jordani dhe Egjipt do të vazhdojnë të jenë aty, kanë thënë zyrtarët amerikanë.
Mirëpo një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka thënë se do të kërkojnë që të përmirësohen kushtet kur është në pyetje trajtimi i qenve.