Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se sulmi kibernetik që u identifikua gjatë kësaj jave paraqet rrezik serioz ndaj qeverisë, infrastrukturës kritike dhe sektorit privat.
Në mesin e institucioneve që u sulmuan nga hakerët ishin edhe Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Tregtisë, shkruan BBC.
Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturë tha se parandalimi i sulmit do të jetë shumë i ndërlikuar dhe sfidues. Shumë dyshojnë se prapa sulmit qëndron Rusia, e cila ka mohuar një gjë të tillë.
Përmes një deklarate të publikuar të enjten, kjo agjenci tha se cak i sulmit kibernetik kanë qenë agjencisë qeveritare, grupet me infrastrukturë kritike dhe organizatat e sektorit privat. Sulmi besohet se ka filluar që në mars të këtij viti.