Maresca befason me zgjedhjen e tij, Manchester City kërkon yllin e Barcelonës

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Manchester City po shqyrton mundësinë e transferimit të Frenkie de Jongut nga Barcelona, me mesfushorin holandez që është shfaqur si një nga objektivat kryesorë të klubit në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Trajneri Enzo Maresca e sheh 29-vjeçarin si përforcim ideal për mesfushën, ndërsa interesi i Cityt për De Jongun nuk është i ri dhe daton që nga koha e Pep Guardiolës.

Barcelona është e hapur ndaj një marrëveshjeje huazimi me mundësi blerjeje, duke qenë e gatshme të mbulojë edhe një pjesë të pagës së lojtarit. Situata e De Jongut në klub është komplikuar gjithashtu pas ardhjes së Rodrit dhe dëmtimit të gjurit.

Manchester City pritet të zhvillojë së shpejti bisedime me drejtuesit e Barcelonës për të vlerësuar mundësinë e finalizimit të marrëveshjes para mbylljes së afatit kalimtar.

Të ngjashme