Një komplot për të sulmuar New York, këtu duke përfshirë Times Square dhe sistemin e metrosë, është parandaluar me ndihmën e një agjenti të FBI-së.
Një person në ShBA dhe dy të tjerë në Pakistan dhe Filipine, janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur akuza për planifikim të sulmit, të cilin do ta realizonin në emër të të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Njëri nga të dyshuarit ka thënë që dëshironte të krijonte “11 shtatorin tjetër”.
Dyshohet që treshja kanë përdorë aplikacione nëpër telefona të mençur për të planifikuar sulmin.
Ky sulm është parandaluar vitin e kaluar, ndërsa detajet janë bërë publike ditën e premte.