ShBA-ja po analizon tetë caqet e mundshme në Siri

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 15:06 | Nga

Derisa administrata e presidentit amerikan Donald Trump, është duke shqyrtuar intervenimin ushtarak mbi Sirinë për shkak të sulmeve kimike të kryera ndaj civilëve në Douma, një burim i CNBC ka deklaruar se ShBA-ja janë duke i analizuar me vëmendje 8 caqe të mundshme.

Në mesin e këtyre caqeve janë dy aeroportet e Sirisë, qendra kërkimore dhe strehimorja e armëve kimike.

Sipas të njëjtit burim, ushtria siriane pjesën më të madhe të armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake i ka dërguar në aeroportet që kontrollohen nga Rusia, duke shpresuar që Washingtoni nuk do t’i bombardojë ato.

Presidenti Trump është takuar me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis dhe gjeneralin Joseph Danford.

“Gjithë situatën jemi duke e analizuar me vëmendje, dhe po presim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Trump.

Kujtojmë, takimi i zyrtarëve të lartë amerikanë pas situatës së tensionuar në Siri, ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret apo urdhër për intervenimin ushtarak.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka konfirmuar se takimi është mbajtur, por nuk është “marrë ndonjë vendim“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme