Marrëveshja e Kumanovës është marrëveshje teknike ushtarake ku Serbia e nënshkruan kapitullimin para NATO-s. Ne nuk ishim palë, në nuk jemi nënshkrues te asaj marveshjeje, Serbia nuk kapitulloi para neve, por para bombave te NATO-s.
Nëse Serbia hyn në NATO asaj sigurisht se do t’i lejohet ashtu si edhe Forcave Shqiptare, Kroate dhe Sllovene të jenë prezente me misione ushtarake paqeruajtëse në Kosovë dhe gjetiu.
SHBA-ja po e josh Serbinë për t’u afruar nga Perëndimi, dhe neve kjo na konvenon më shumë se nëse Serbia do të ikte kah Rusia.
Albini nuk shkoi ne Washington kur ishte koha, e shfrytëzoi për vota dhe u kthye në pushtet pa perkrahje të SHBA-së. U sorrollat në Amerikë tri javë nëpër kafe, nuk ra shahadet në Pentagon, nuk u prit në Departamentin e Shtetit, dhe per më keq iu revanshua Blinkenit disa muaj me vonë, duke mos e degjuar këshillën e tij!
Albini do të studiohet nga historianët në të ardhmen dhe mbase vetëm aty do të zbërthehet ky tip kompleks i politikanit/aktivistit pasojat e të cilit po i ndjejmë dhe do t’i ndjejmë shumë gjatë.
Shpresoj që në çdo situatë të mos perfundoj azil në Rusi, por një gjë është e qartë se tashmë ai e ka kuptuar mirë që nuk bën me i shti brinat me Amerikën.