ShBA-ja po e sheh Kosovën si destinacion potencial për dërgimin e migrantëve të dëbuar

Prishtinë | 02 Pri 2025 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Administrata Trump po shikon mundësitë për arritjen e marrëveshjeve me shtete të ndryshme të cilat do të mund të pranonin migrantët e dëbuar nga ShBA-ja.

Kështu së paku thotë një raportim i “Wall Street Journal”.

E në mesin e vendeve me të cilat ShBA-ja po synon marrëveshje është edhe Kosova, krahas vendeve tjera në Afrikë, Azi por edhe në Evropën Lindore, siç është edhe Moldavia.

“Ndër vendet që ShBA-ja ka kërkuar të marrin të dëbuarit janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova. ShBA-ja shpreson që këto vende të bien dakord me kërkesat e administratës, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare ose përfitimit politik për të ndihmuar Presidentin Trump të përmbushë një nga prioritetet e tij kryesore të brendshme”, ka thënë WSJ në artikull.

Modeli i dëshiruar bazohet në një marrëveshje unike që administrata arriti me Panamanë në shkurt, sipas së cilës ata dërguan një avion me më shumë se 100 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, në vendin e Amerikës Qendrore.

Të ngjashme