SHBA-ja po e shqyrton sanksionimin e shtatë bjellorusëve për mashtrim zgjedhor

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

SHBA-ja është duke e shqyrtuar që t’u vë sanksione shtatë bjellorusëve, që besohet se janë përfshirë në falsifikime në zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi më 9 gusht dhe për dhunë ndaj protestuesëve paqësor.

Lajmi është konfirmuar për agjencinë Reuters nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili ka thënë se po diskutohet me Thesarin e shtetit për masat.

Po ashtu ai ka thënë se SHBA-ja mund ta shqyrtojë vendosjen e sanksioneve edhe ndaj Rusisë nëse ndërhynë me forcë në Bjellorusi, ku kanë shpërthyer protestat pas zgjedhjeve të 9 gushtit, të cilat opozita thotë se janë manipuluar nga presidenti autoritar Alexander Lukashenko.

Të ngjashme