SHBA-ja po largohen nga Afganistani mirëpo a do të mund t’ia dal qeveria afgane

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Largimi i trupave amerikane nga baza e tyre më e madhe ushtarake në Afganistan ka përfunduar një fushatë ushtarake që zgjati afër dy dekada. Pentagoni vlerëson se tërheqja e trupave është rreth 90 përqind e plotë, edhe pse afati përfundimtar i largimit është akoma disa javë larg.

Baza ajrore Bagram, një kompleks i gjerë, 48 kilometra katrorë e cila ndodhet në veri të Kabulit dhe ishte qendra kryesore ushtarake e SHBA-së, përcjell Klankosova.tv.

Gjenerali afgan që trashëgoi bazën thotë se hera e para që mësoi për largimin e amerikanëve ishte pasi dritat u fikën.

Plaçkitësit sulmuan bazën para se të siguroheshin portat. Pentagoni e mohon këtë gjë.

Për më tepër, ushtria afgane që SHBA-të lanë pas po tregohet të jetë e brishtë.

Ajo ka lëshuar dhjetëra distrikte me shumë pak luftime dhe më shumë se një mijë trupa afgane janë larguar në Taxhikistan, raporton The Economist.

Qeveria e Afganistanit ka bërë thirrje për një “mobilizim kombëtar” të vullnetarëve lokalë, në të vërtetë duke ringjallur militantë të vjetër të luftës që luftuan kundër talibanëve para pushtimit të Amerikës në vitin 2001.

Forca të tilla mund të ndalojnë fitimet e Talibanëve, por ato gjithashtu kanë një rekord shqetësues të abuzimeve.

Të ngjashme