Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar 162 mijë e 601 raste të reja me COVID-19 dhe 3 mijë e 483 viktima, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani SHBA ka regjistruar 25 milionë e 929 mijë e 282 raste pozitive me COVID-19 dhe 436 mijë e 678 viktima, shkruan CNN.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.