Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 215 mijë e 586 raste të reja me koronavirus dhe 2 mijë e 534 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15 milionë e 164 mijë e 886 infeksione të konfirmuara dhe të paktën 286 mijë e 229 viktima, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.