ShBA-ja rifillon dhënia e vaksinës Johnson&Johnson me paralajmërim për mpiksje të gjakut

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së kanë hequr pezullimin 11 ditor për marrjen e dozave të vaksinës kundër COVID-19, Johnson & Johnson, por tashmë do të vendosin një etiketë paralajmëruese për mundësinë e rrallë të mpiksjes së gjakut.

Një panel i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më parë miratoi rifillimin e dhënies së dozave.

15 të vaksinuar kanë vuajtur nga një mpiksje e rrezikshme e gjakut nga gati 8 milionë njerëz që e morën dozën.

Këtë javë, rregullatori i barnave në Europë gjithashtu iu dha fund kufizimeve për marrjen e vaksinës Johnson & Johnson, shkruan BBC.

Rregullatorët europianë po ashtu gjetën lidhje të ngjashme në mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës AstraZeneca, por gjetën se përfitimet e saj tejkalonin çdo rrezik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme