Gjenerali Mark Milley, së bashku më Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një konference shtypi te mbajtur këtë të enjte biseduan rreth raporteve të SHBA-së me talebanët, ku gjenerali Milley nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimit me udhëheqësit e rinj të Afganistanit për të luftuar ISIS-in.
Sa i përket bashkëpunimit me Talebanët, të enjten e kaluar siguruar hapësirat e aeroportit te Kabulit gjersa SHBA po evakuonte qytetarët amerikanë dhe afganë, gjenerali Milley tha se ’’Në luftë, ju bëni atë që duhet për të zvogëluar rrezikun’’.
Ai i u përgjigj me ‘’është e mundur’’ pyetjes se nëse SHBA mund të punoj me talebanët kundër ISIS-K.
Ndërsa, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u shpreh më i dyshimtë për bashkëpunimin duke thënë se ’’ Unë nuk do të bëja asnjë hap logjik në çështje më të gjera’’.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, tha se vend i tij ishte ‘’duke u angazhuar’’ me talebanët, por se nuk kishte në plan të njihte zyrtarisht grupin militant”
SHBA dhe talebanët përballen me një armik të përbashkët në ISIS-K, i cili është përgjegjës për një seri sulmesh terroriste.