Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tërhiqen nga organizata kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, duke e akuzuar për tendenca anti-izraelite.
Departamenti i Shtetit tha se do të vendoste një mision vëzhgues në organizatën me bazë në Paris, për të zëvendësuar reprezentuesit e tyre.
UNESCO deklaroi se largimi i ShBA-së është një humbje e madhe për familjen e Kombeve të Bashkuara si dhe për multilateralizmin.
Kjo agjenci njihet për përcaktimin e vendeve të trashëgimisë botërore si Palmyra në Siri si dhe Kanioni në Shtetet e Bashkuara.