ShBA-ja thyen rekordin për prodhimin e naftës

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Së fundi, të dhënat kanë treguar se prodhimi amerikan i naftës ka arritur një rekord prej 12 milionë fuçish nafte në ditë dhe kjo e dhënë ka ndryshuar tërësisht lojën.

Në më pak se një dekadë, ky bum në prodhim shtoi një rekord prej 8 milionë fuçish në ditë duke i bërë Shtetet e Bashkuara prodhuesin e parë botëror të naftës së papërpunuar. Një pjesë e madhe e prodhimit, gati një e treta erdhi nga një hapësirë e gjerë prej 86,000 milje në perëndim të Teksasit dhe juglindje të New Mexico, përcjell Telegrafi.

Scott Sheffield, shef ekzekutiv i Pioneer Resources Resources, e ka cilësuar këtë nivel prodhimi si revolucion, por duket se rekordi nuk do të mbetet me kaq. Sipas organizatës OPEC, bumi në prodhim do të vazhdojë edhe më tej, duke e rritur nivelin në 20 milionë fuçi në ditë brenda pesë viteve në vazhdim.

Megjithatë ky superprodhim ka implikimet shumë të gjera. Presidenti Donald Trump është i paqartë për gatishmërinë e tij për të vendosur trupat amerikane të mbrojtur fluksin, veçanërisht në dalje të gjirit Persik, i cili përbën rreth një të pestën e kërkesës botërore ditore. Pas sulmit terrorist në muajin shtator tek Saudi Amarco masat e sigurisë janë shtuar tepër.

Nga ana tjetër, prodhimi rekord amerikan po bëhet shkaku pse çmimet e naftës së papërpunuar po qëndrojnë shumë të ulëta në tregjet botëror.

OPEC me në krye Rusinë dhe Arabinë Saudite vetëm para dy ditësh vendosën të ulin prodhimin me qëllim që kjo pastaj të kishte një efekt zinxhir në rritjen e çmimeve, por duket se përpjekja ishte pa rezultat. Superprodhimi amerikan akoma po mban çmimet në nivelet më të ulëta, duke shkaktuar shumë pasiguri. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme