Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka mbajtur një takim gjatë ditës së sotme me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe nënkryetarët e këtij subjekti Vjosa Osmani dhe Agim Veliu.
Ambasadori Kosnett u’a ka bërë të qartë se duhet të formohet sa më parë Qeveria dhe të arrihet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton gazetablic.
Sipas këtyre burimeve merret se nga ambasadori Kosnet është kërkuar që gjendet formula për bashkëpunim me VV-në dhe mos të ketë stërzgjatje të këtij procesi.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkua që mos të ketë vonesa në formimin e institucioneve.
Takimi mes ambasadorit Kosnett dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa është mbajtur me dyer të mbyllura dhe nuk ka patur prononcim për media.