ShBA-ja vazhdon përkrahjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 15:57 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim zëvendës-shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland, me të cilën diskutoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim ministri Hyseni e njoftoi, Hylandin për punën që po bëjnë institucionet e sigurisë së Kosovë dhe për planin e punës të Ministrisë së Punëve të Brendshme për këtë vit.

Me këtë rast ministri Hyseni falënderoi zëvendës-shefen, Hyland për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për institucionet e Republikës së Kosovës.

Ndërsa zëvendës-shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Colleen Hyland, vlerësoi të arriturat e MPB-së dhe institucioneve të sigurisë.

Ajo vuri në dukje se ShBA-të do të vazhdojnë të përkrahin edhe në të ardhëm projektet e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme