Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të dërgojnë një dozë prej 4 milionë vaksinash AstraZeneca në Meksikë dhe Kanada për eksportin e parë të tyre, njofton Independent.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi të enjten se administrata e presidentit Joe Biden po planifikon të dërgojë 2.5 milionë doza në Meksikë dhe 1.5 milionë në Kanada si hua. Detajet janë ende duke u përpunuar.
Vaksina AstraZeneca nuk është e autorizuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara por është miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dhjetëra miliona doza janë grumbulluar në SHBA nëse marrin autorizimin e përdorimit emergjent.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se përparësia e presidentit Joe Biden është vaksinimi i të gjithë amerikanëve, por zyrtari shtoi se Bideni po autorizonte huanë sepse “virusi nuk njeh kufij”.