SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Prishtinë | 02 Qer 2022 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Thesari amerikan ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja kundër një kompanie të menaxhimit të jahteve dhe pronarëve të saj rusë.

Ata përshkruhen si pjesë e një sistemi të korruptuar që lejon elitat ruse dhe presidentin Vladimir Putin të pasurohen.

Departamenti i Shtetit po synon veçmas oligarkë dhe elita ruse të afërta me Putinin, ndërsa Departamenti i Tregtisë po kufizon më tej aftësinë e ushtrisë ruse për të marrë teknologji, shkruan Aljazeera, transmeton Zeri.info.

“Kjo përfshin shtimin e 71 palëve të vendosura në Rusi dhe Bjellorusi në listën e entiteteve, duke i ndërprerë në mënyrë efektive marrjen e artikujve me origjinë nga ShBA ose produkte të prodhuara nga jashtë që rrjedhin nga disa teknologji ose softuer amerikanë”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Të ngjashme