Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi sot se ShBA do të vendosë tarifa për importet e çelikut dhe alumini nga Evropa, Kanadaja dhe Meksika.
Britania e Madhe tha se ishte “thellësisht e zhgënjyer” nga vendimi i ShBA-së, i cili pasoi pas disa javësh negociatash.
Sekretari amerikan i Shtetit për Tregti, Wealbur Ross, u tha gazetarëve se tarifat prej 25 për qind mbi importet e çelikut dhe 10 për qind mbi importet e aluminit do të hyjnë të premten në ora 5 të mëngjesit sipas kohës sonë.