Pentagoni bëri të ditur se në Afganistan janë të vendosur 11 mijë trupa amerikane – një numër shumë më i lartë se ai që është zbuluar më herët.
Zyrtarët thanë se shifra e re përfshin njësitet e përkohshme dhe të fshehta, si dhe forcat e rregullta.
Më herët është thënë se në Afganistan ndodhen 8,400 trupa amerikane.
Njoftimi i ri vjen në kohën kur Pentagoni po përgatitet të dërgojë edhe 4,000 trupa në Afganistan, për të ndihmuar luftën kundër talibanëve.
Rritja e numrt të trupave është pjesë e strategjisë së re për Afganistanin, të shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.