ShBA tha se do të përdorë “forcë të konsiderueshme ushtarake” në Korenë e Veriut, nëse “i duhet”.
Ambasadorja e ShBA-së në OKB, Nikki Haley, i bëri këto komente në Këshill të Sigurimit, në javën kur Koreja e Veriut ka testuar një tjetër raketë me rreze të gjatë veprimi.
Haley tha se testi paraqet “përshkallëzim ushtarak” dhe po ashtu kërcënoi me kufizime tregtare.
Rusia, në anën tjetër, e dënoi veprimin e Koresë së Veriut, por tha se kundërshton sanksionet e reja ose përdorimin e forcës kundër Phenjanit.
Lëshimi i raketës të martën është i fundit në një seri testesh që ka kryer Koreja e Veriut.
Ekspertët besojnë se arma e Koresë Veriore mund të arrijë Alaskën, por nuk besojnë se Veriu ka kapacitet që të bartë koka bërthamore në distancë të largët.