SHBA: Kosova vendosi si shtet i pavarur në rastin e referendumit të Serbisë

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë, OSBE, Michael Carpenter, ka qartësuar se vendi i tij e respekton vendimin e Kosovës për të mos e lejuar votimin e serbëve në referendumin e 16 janarit.

Këtë qëndrim, diplomati e bëri të ditur në Këshillin e Ministrave të OSBE-së, ku pranoi se kanë shpresuar që qeveria në Prishtinë do të vazhdonte praktikën e mëhershme që të lejojë OSBE-në t’i mbledhë votat sikur në herët tjera kur janë organizuar zgjdhjet e Serbisë.

“Le të jemi të qartë për qëndrimin e SHBA-së për të drejtat e Kosovës, ku si shtet i pavarur dhe sovran ajo ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera në territorin e saj”, ka thënë, ai derisa deklarata e tij është shpëndarë edhe në faqen e misionit amerikan në OSBE.

Carpenter tha se SHBA-të kanë shprehur keqardhje që Kosova nuk është pjesë e OSBE-së.

“Ne besojmë se është për të ardhur keq që Kosova nuk është anëtare e këtij organi dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë sot. Mezi presim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate dhe kjo mund të ndodhë”, tha ai.

Diplomati bëri me dije se SHBA inkurajojnë qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Sipas tij, është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që rrit stabilitetin rajonal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme