ShBA kryen sulme në Irak pas plagosjes së tre ushtarëve amerikanë

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ndaj forcave të lidhura me Iranin në Irak pas një sulmi me dronë që plagosi tre anëtarë të shërbimit amerikan, njëri prej tyre në gjendje kritike, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden urdhëroi sulmet në tre vende të përdorura nga Kataeb Hezbollah dhe grupet e lidhura në Irak, tha në një deklaratë të hënën mbrëma zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson.

Ajo tha se sulmet “u fokusuan veçanërisht në aktivitetet e dronëve pa pilot”.

“Presidenti nuk vendos prioritet më të lartë se sa mbrojtja e personelit amerikan. Shtetet e Bashkuara do të veprojnë në një kohë dhe në mënyrën e zgjedhjes sonë nëse këto sulme vazhdojnë”, u shpreh Watson.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se sulmet “e nevojshme dhe proporcionale” kishin për qëllim “të prishnin dhe degradonin” aftësitë e grupeve të lidhura me Iranin përgjegjës për sulmet kundër personelit amerikan, duke përfshirë një sulm me dronë në bazën ajrore të Erbilit të hënën.

“Sulmi i sotëm çoi në tre plagosje të personelit amerikan, duke lënë një pjesëtar të shërbimit në gjendje kritike. Lutjet e mia janë me amerikanët e guximshëm që u plagosën sot”, tha Austin.

Të ngjashme