ShBA-të kanë nisur ndërtimin e murit të ri në kufi me Meksikën, muri që kërkon presidenti amerikan Donald Trump, për të ndaluar emigracionin e paautorizuar që për të do të thotë kërcënim i sigurisë.
Për gjashtë nga 3.200 km kufi, seksioni i ri do të zëvendësojë atë ekzistuesin në rrugën mes El Paso, në Teksas, dhe Ciudad Juarez të Meksikës.
Pjesa më e madhe e kufirit tashmë nga gardhe e pengesa të tjera, por Trump ka urdhëruar “një barrierë fizike që nuk prishet dhe nuk kalohet”, që sipas shkencëtarëve do të vërë në rrezik edhe ekzistencën e mbi një mijë specie kafshëve.
Deri tani Kongresi ka aprovuar një fond prej 1.6 miliardë dollar nga 25 miliardë që Trump ka kërkuar për ndërtimni e murit.