Autoritetet në ShBA kanë parandaluar një sulm terrorist të planifikuar në 4 Korrik, që është dhe festa kombëtare.
FBI ka vënë në pranga një person që do të shpërthente një sasi eksplozivi gjatë paradës.
Agjentët e FBI-së kanë arrestuar në Cleveland Demetrius Pitt 48 vjec të dyshuar se po organizonte sulme terroriste.
Pits kishte qenë nën mbikëqyrjen e oficerëve federalë pasi më parë në rrjetet sociale kishte bërë disa postime në mbështetje të Al Kaedës.
48 vjecari shtetas amerikan, kishte bërë edhe kërkime në terren për të gjetur vendet e duhura për të vendosur eksplozivët. Tani ai rrezikon deri në 20 vjet burg.
Agjenti special Steve Anthony, shef i zyrës së FBI-së në Cleveland ka deklaruar në një konferencë për shtyp se i dyshuari kishte bërë në vazhdimësi deklarata që nxisnin dhunën dhe kishte shprehur vullnetin për të kryer sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara, për llogari të Al Kaedës.