Nëpërmes një deklarate, Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me bojkotin nga gjyqtarët dhe prokurorët serbë që më japin betimin sot para presidentit të Kosovës dhe të nisin punën në gjykatat në veri të vendit.
Ambasada Amerikane thotë se mirëpret përgatitjet dhe punën intensive të kryer nga institucionet shtetërore të Kosovës (Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurial, etj.) dhe Bashkimit Europian për të mirëpritur gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet tjera brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.
“Posa të arrihet kjo, integrimi gjyqësor do të shënojë kthesë të rëndësishme në avancimin e integrimit të komuniteteve në Kosovë dhe Dialogut për Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë institucionet funksionale të Sundimit të Ligjit; i cili integrim do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara”.
“E kuptojmë që palët vazhdojnë të punojnë shumë për ta arritur integrimin dhe i ftojmë palët të pajtohen për afatin kohor, në të ardhmen më të afërt”.