ShBA për evakuimin e afganëve: Jemi mirënjohës ndaj partnerëve dhe aleatëve

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Shtetit mbrëmë ka mbajtur një takim, ndërsa ka shprehur mirënjohje për të gjitha shtetet që kanë ofruar ndihmë për evakuimin e afganëve.

Në deklaratën e shpërndarë edhe nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë thuhet se SHBA-të i janë pa masë mirënjohës të gjitha shteteve që kanë ndihmuar.

“Jemi pa masë mirënjohjes për një rrjet vendesh të cilat kanë ofruar asistencë në përpjekjet për evakuim – partnerët dhe aleatët tanë”, thuhet në postimin e shpërndarë edhe nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Ndryshe, edhe Kosova ka shprehur gatishmëri për pranimin e refugjatëve afganë.

Deri tani në Kosovë kanë arritur tre grupe të afganëve.

Grupi i tretë i qytetarëve afganë, arriti në Kosovë më 31 gusht, me 131 afganë në bord.

Deri më tani, Kosova ka strehuar 355 afganë, të cilët do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë shtet anëtar të NATO-s. 

Të ngjashme