Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mblidhet në Nju Jork pasi Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët kërkuan një takim urgjent pas bombardimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë.
Ndërtesat në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, më i madhi në Evropë, janë dëmtuar dhe Ukraina thotë se ka të vdekur e të plagosur.
Ndërsa përfaqësuesja e SHBA-ve, Linda Thomas-Greenfield, tha në takim se veprimet e Rusisë ishin të pamatur dhe të rrezikshme.