ShBA regjistron më shumë se 28 mijë raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

SHBA vazhdon të ketë numër të madh të infeksioneve të reja me coronavirus.

Të paktën 28.420 raste të reja të coronavirusit dhe 2.231 vdekje u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të enjten, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të regjistruara në vend tani ka arritur të paktën 1.257.023, me të paktën 75.662 vdekje të lidhura, sipas JHU.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara, raporton Cnn, transmeton lajminet.

Të ngjashme