SHBA, rreth 700 priftërinj akuzohen nga drejtësia, për abuzime seksuale ndaj të miturve

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Prokurorja e Përgjithshme e Ilinoisit, Lisa Madigan, në bazë të një hulumtimi që ka nisur në gushtë të këtij viti, pas një publikimi të një raporti mbi Kishën  e Pensilvanisë, doli se numri i priftërinjve për abuzime seksuale ndaj të miturve është më i madh së sa ishte menduar të ishte më herët.

Ky raport thotë se janë ngritur akuza kundër 690 priftërinjve, ndërsa Dioqezat e Ilinoisit kanë identifikuar publikisht vetëm 185 klerikë me akuza të besueshme kundër tyre.

Kështu sipas këtij raporti del se rreth 700 anëtarë të klerit të Ilinoisit janë vënë nën akuzë, për abuzim ndaj të miturve, kjo sipas raportit ndodh për dekada me radhë.

Siç raporton Chicago Tribune që nga ajo periudhë, shërbimet e Kishës po shqyrtojnë arkivat e 10 dioqezave të shtetit dhe përfundimet paraprake janë të gjitha po aq tronditëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme