Shpërthim i frikshëm në qytetin e Baltimore ka shkatërruar plotësisht tre rreshta me apartamente në një bllok banesash.
Sipas raportimeve në mediat amerikane, dyshohet që shkak për shpërthimin të jetë bërë rrjedhja e gazit. Të paktën një person ka humbur jetën e disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Departamenti i zjarrfikëses tha se dy prej të plagosurve janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.