SHBA-të flasin për tërheqjen e afro 12 mijë trupave nga Gjermania

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për planet afatgjatë të tërheqjes së afro 12 mijë trupave nga Gjermania, të cilat do të vendosen në vende tjera të Evropës, shkruan euronews.

Ky vendim do të “plotësojë dëshirën” e presidentit amerikan Donald Trump i cili ka shprehur “dëshirën” për tërheqjen e trupave nga Gjermania, pas kritikave të shumta që gjermanët kanë dështuar të investojnë mjaftueshëm në mbrojtje.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se disa lëvizje pritet të ndodhin brenda këtyre muajve të ardhshëm, ku forcat ajrore dhe ato tokësore do të dërgohen në disa vende që tashmë kanë prezencë të trupave amerikane.

Të ngjashme