Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka bërë thirrje që vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese të zbatohet nga të gjitha institucionet dhe partitë politike në Kosovë.
Përmes një komunikatë, ambasada kërkon që të gjithë liderët e vendit të punojnë së bashku, për një tranzicion të rregullt në interes të qytetarëve të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
“Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson deklarata e lëshuar pak minuta, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i jep të drejtë dekretit të presidentit Thaçi, duke i hapur rrugë formimit të Qeverisë Hoti.