SHBA ka kërkuar që të përmbushen të gjitha obligimet nga Kosova dhe Serbia.
Ambasada amerikane në Beograd ka kërkuar poashtu edhe krijimin e Acosiacionit të Komunave me Shumicë Serbe për të cilën vite më parë ka pasur pajtueshmëri në Bruksel.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin implementimin e plotë të të gjitha zotimet e marra në Dialogun e Brukselit”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj ambasade në Twitter.
“Kjo përfshin poashtu edhe obligimin lidhur me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.